S’KA GOGOL
Një vashëz, të cilën e
kishin trembur me gogol që kur ish e vogël, kish frikë të rrinte e të flinte
vetëm.
Një
natë, gruaja që flinte me të, ish ngritur që në mes të natës të bënte finjën*
për të larë rroba të nesërmen.
Vashëza u zgjua, hodhi sytë
rrotull dhomës me dritë të hënës, që hynte nga dritarja, pa që ish vetëm dhe në
atë çast i ra ndërmend gogoli. Hodhi sytë me tmerr nga ana e derës dhe pa
gogolin, që po qëndronte në këmbë, mbuluar me një napë gjer në fund të këmbëve.
Vashës së gjorë i ngriu gjaku, mbuloi kryet dhe zu të thërriste sa kish zënë*.
I dukesh sikur gogoli po qasesh, po e hiqte prej këmbëve, po ajo nuk guxonte të
hapte sytë e të vështronte.
E ëma i dëgjoi gjithë ato
të thirrura dhe u hodh nga shtrati e nxitoi ashtu me këmishë siç ishte, në
dhomën e së bijës. Kur i shkoi pranë e gjeti qull në djersë.
-Ç’ke o ime bijë, - i tha,
që thërret kaq?
Vasha nga tmerri s’fliste
dot, po, si ndjeu t’ëmën pranë, i shkriu pak gjaku dhe nxorri kokën. Po në atë
çast u tmerrua prapë dhe thirri:
-Ç’të kem , o mëma ime,
ç’të kem! Nuk e sheh gogolin këtu brenda?
Atëherë e ëma u ngrit nga
vendi me vrap, vajti ne dera, zgjati dorën, e mori një napë të varur pas derës,
e cila zbardhëllonte nga drita e hënës, që kish rënë në dhomë, e përplasi atë
përpara së bijës dhe i tha me zë të ashpër:
-Ky është gogoli yt.
Vasha u turpërua shumë dhe,
kur pa të nesërmen që e ëma u sëmur keq nga të ftohtit, që mori natën, duke
dalë vetëm me këmishë, bëri be që s’do t’i besonte më gogolit.
SAMI FRASHËRI
___
finjë = ujë i valuar me hi, që përdorej për të larë rrobat
sa kish zënë = me zë të lartë
napë = pëlhurë e bardhë e hollë
Perralla per femije
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310