MOS E FSHEH
FAJIN
Një djalë i vogël kish vajtur në shtëpi të nunëlës*, e
cila e donte fort. Tek lozte në një dhomë vetëm, theu një pasqyrë të vjetër, që
nunëla e kish për mall*. Për të mos u dukur faji i tij, dolli fshehurazi edhe
hoqi derën pas. Sado që dora i dhëmbte keq, i therte, e i çante nga një cifël*
qelqi, që i kish hyrë, duke u thyer pasqyra, e duroi edhe s’i tha njeriu gjë
fare.
E nunëla, kur pa pasqyrën e thyer, u helmua fort* edhe
zuri të qortonte njerëzit e shtëpisë, nga të cilët asnjëri s’e merrta fajin
përsipër. Të nesërmen në mes të natës erdhën dhe e ngritën nga gjumi “Shpejt,
se ke tët nip keq.”
E gjora plakë nxitoi në shtëpi të së bijës, kur sheh që
të nipit i ish enjtur krahu si kërcu. E pyeti nga se iu bë krahu ashtu, po
djali s’tregoi. Atëherë nunëla zu e kërkonte, kur gjeti ciflën e qelqit në
dorë, e mori vesh punën. Si ja nxori qelqin e ja lehtësoi pak të dhëmburit,
tha:
- O bir! Edhe një herë mos e fshih fajin që bën, se të
fshehurit e fajit është një faj më i madh, se faji vetë. Pasqyra ime s’ish më e
vlefshme nga ti. Nga të fshehurit e atij faji edhe unë qortova të tjerët kot më
kot edhe ty pa shiko si t’u bë krahu.
______
nunël = gjyshe
e kishte për mall = e donte shumë
cifël = grimcë xhami e thyer
u helmua fort = u mërzit shumë
e kishte për mall = e donte shumë
cifël = grimcë xhami e thyer
u helmua fort = u mërzit shumë
SAMI FRASHËRI
Perralla per femije
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310