Sunday, June 16, 2013

DYMBËDHJETË MUAJT E VITIT


DYMBËDHJETË  MUAJT  E  VITIT

Po e nisim përrallën. Qofshi të gëzuar të gjithë ju që e dëgjoni. Ishte një herë një plakë e mjerë e shumë e varfër. Një ditë plaka u nis e shkoi të mbledhë karthje për dimër. Mblidh-mbidh, hyri në ca ara të punuara. Në krye të këtyre arave, rrëzë një mali, pa një shtëpi. Kur po mbidhte karthje zuri të bjerë një vesë shi. Që të mod largohej, plaka shkoi në këtë shtëpi për të gjetur strehë. Sapo hyri brenda pa dymbëdhjetë djem të rinj shumë të bukur.
            -Mirë se ju gjeta, djem, -u tha plaka.
            -Mirë se ardhe, moj plakë e mirë, - ja kthyen ata. –Ç’të ka sjellë këtej në një kohë kaq të keqe?
            Plaka u tha:
            -Unë, o djem, kam dalë të mbledh ca karthje për dimër, se jam e varfër dhe shtëpia ime nuk është shtëpi, po kasolle e prishur. Në këtë kasolle era, shiu dhe të ftohtët hyjnë nga të katër anët.
            Atëherë njëri nga djemtë e pyeti:
            -Na thuaj, moj nënë, cili është muaji më i keq i vitit?
            - O djem, - tha plaka, - nuk ka muaj të keq. Sikush ka të mirat e tij. Të gjithë muajt qofshin të bekuar, se që të gjithë janë të mirë.
            - Ç’po thua kështu moj nënë? A mos muaji janar është njëlloj si muaji maj?
            - O djem, - tha plaka, - nëqoftëse nuk do të binte shi e dëborë në janar, si do të vinte maji plot lule? Unë po ju them edhe një herë se të gjithë muajt janë të mirë. Qofshin të bekuar!
            Atëherë djemtë i thanë:
-Ke  ndonjë trastë, moj nëne?
Plaka nxori e u dha trastën që kishte marrë për të mbledhur barishta që të gatuante ushqim. Djemtë ja mbushën këtë trastë plot me florinj. Plaka mori trasën e u kthye në fshat.
Pas ca kohe, e motra vuri re se plaka nisi të rrojë mirë e të prishë pare. Vajtie i tha:
-Moj motër, ti po prish shumë pare e po rron mirë. Më thuaj, ku i ke gjetur këto pare?
Plaka u gjend ngushtë e ja tregoi të gjitha.
Të nesërmen, e motra u ngrit, mori një thes të madh e shkoi në mal. Të mos e zgjatim:  gjeti shtëpinë dhe brenda në shtëpi gjeti dymbëdhjetë djem të rinj. Hyri brenda, tha mirë se ju gjeta dhe ndënji përdhe.
Djemtë e pyetën:
-Ç’të ka sjellë këtej, moj plakë?
-Kam ardhur, - u tha ajo, - të mbledh karthje, se ja ardhi janari, ky muaj i keq e i mallkuar. Mos e sjelltë herë tjetër kokën këtej se më bënë të mardh nga të ftohtit.
-Pa na thuaj: cili është muaji që të pëlqen?
-Asnjëri nuk më pëlqen. Të gjithë janë të këqinj. Kush mund të them se është i mirë? Shkurti i çalë apo marsi nazemadhi që na bën të djegim edhe magjet? Edhe muajt e tjerë janë të mërzitshëm, ca me shi, ca me erë e ca me të nxehtë të madhe.
Atëherë djemtë e pyetën:
-Ke ndonjë trastë, moj plakë?
-Kam, -u përgjegj plaka shumë e gëzuar dhe u zgjati thesin.
-Sille këtu.
Ata ja mbushën thesin plot me gjarpërinj nga të gjithë llojet, plot me nepërka, me bolla, me zhapinj e me gjithfarë shterpinj të tjerë që zvarriten mbi dhe. Si ja mbushën kështu, ja lidhën grykën, ja dhanë plakës e i thanë:
-Kur të vesh në shtëpi, mbyll derën dhe dritaret, pastaj hap thesin.
Plaka mori thesin e u kthye e gëzuar në shtëpi. Atje mbylli derën e dritaret, zgjidhi grykën e thesit. Menjëherë dual gjarpërinjtë, nepërkat, bollat, zhapinjtë e gjithë shterpinjtë e tjerë dhe e kafshuan gjersa e lanë në vend të vdekur.
Unë nuk isha atje, as ju nuk ishit, kështu që po të doni besoni, po të doni mos besoni.

Perralla per femije

3 comments:

  1. urimet me te mira per perpikjet qe po beni hono lulu

    ReplyDelete
  2. Një dëshmi e mrekullueshme që duhet t’i tregoj të gjithëve, isha 25 vjeç kur u martova dhe provova gjithçka të mundshme për të rritur një fëmijë, por asgjë nuk funksionoi, mjeku im tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, isha kaq zemërthyer atëherë takova një shoqja ime e mirë, afrodita ajo më tha për Dr White, unë kurrë nuk kam besuar në gjëra të tilla, por sepse kisha vërtet nevojë për një zgjidhje, i shkrova atij dhe i shpjegova gjithçka, ai bëri punën pasi bëra gjithçka që më udhëzoi, pastaj më pyeti të shkoj për një mesazh 3 javë pasi ai bëri punën, duke shkuar në spital mjeku tha se jam 2 javë shtatzënë, dhe tani kam djalin tim të bukur, dhe jetoj aq i lumtur me familjen time, të gjitha falë Dr White, kontaktoni atë nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur :. Email: wightmagicmaster@gmail.com
    +2348032246310

    ReplyDelete
  3. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete