HISTORIA E
NJË MOLLE
U rrit në pyll një mollë e egër; në vjeshtë ra prej saj kokrra e
thartë. Zogjtë e çukitën kokrrën e mollës dhe hëngrën farëzat e saj. Vetëm një
farëz u fsheh në tokë dhe mbeti aty.
Gjatë dimrit farëza qëndroi shtrirë nën dëborë dhe në
pranverë, kur dielli ngrohu tokën e lagur, farëza filloi të mbijë: poshtë fshehu
rrënjët dhe lart nxori dy fletëzat e para. Midis fletëzave u shfaq kërcelli me
sythe, në çdo syth doli nga një fletëz e gjelbër. Syth pas sythi, fletëz mbas
fletëze, degëz pas degëze dhe pas ca vjetësh një mollë e bukur ngrihej në atë
vend, ku kishte rënë farëza.
Erdhi në pyll kopështari, pa mollën dhe tha:
-Ja një dru i mirë, që më duhet mua.
U drodh molla, kur kopshtari nisi ta shkullë, mendoi:
“Humba krejt!” Po kopshtri e nxori mollën me kujdes, rrënjët nuk ia dëmtoi, e
çoi atë në kopsht dhe e mbolli në tokë të mirë.
Mburrej molla në kopsh, “Siç duket, unë jam pemë e
rrallë, -mendonte ajo, -gjersa më prunë nga pylli në kopsh”, dhe i sheh nga
lart rrënjëzat e shëmtuara të lidhura me lecka.
Vitin tjetër erdhi kopshtari me një thikë lakore dhe filloi
të presë mollën. Dridhej molla dhe mendonte. “Hë tani unë mbarova fare.”
E preu të gjithë majën e gjelbër të pemës, mbeti vetëm
trungu, por edhe atë e çau për së gjati dhe, në të çarat, kopshtati, futi
filiza të rinj të një molle të mirë, i mbylli plagët me stuk, i lidhi ato me
lecka, e rrethoi me një gardh të vogël dhe shkoi.
Dukej si pa qejf molla, po ajo ishte e re, e fuqishme, u
përmirësua shpejt dhe u rrit me degëzën e huaj. Degëza pi lëngjet e drurit të
mollës së fortë dhe rritej shpejt: nxjerr syth pas sythi, fletëzë pas flete,
degëz pas dege dhe psa tre vjetësh pema nxori lule të bardha – trëndafili; më
vonë, në vend të tyre u shfaqën kokërrza të gjelbëra dhe në vjeshtë u rritën
mollët, po tani jo thartuqeve të egra, po kokrra të mëdha, të kuqe, të ëmbla,
që shkriheshin në gojë. Dhe molla mori aq e mirë, se kopështarë të tjerë vinin e
merrnin prej saj filiza.
Perralla per femije
Një dëshmi e mrekullueshme që duhet t’i tregoj të gjithëve, isha 25 vjeç kur u martova dhe provova gjithçka të mundshme për të rritur një fëmijë, por asgjë nuk funksionoi, mjeku im tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, isha kaq zemërthyer atëherë takova një shoqja ime e mirë, afrodita ajo më tha për Dr White, unë kurrë nuk kam besuar në gjëra të tilla, por sepse kisha vërtet nevojë për një zgjidhje, i shkrova atij dhe i shpjegova gjithçka, ai bëri punën pasi bëra gjithçka që më udhëzoi, pastaj më pyeti të shkoj për një mesazh 3 javë pasi ai bëri punën, duke shkuar në spital mjeku tha se jam 2 javë shtatzënë, dhe tani kam djalin tim të bukur, dhe jetoj aq i lumtur me familjen time, të gjitha falë Dr White, kontaktoni atë nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur :. Email: wightmagicmaster@gmail.com
ReplyDelete+2348032246310