FILI*
Fili është një katërkëbësh fort i madh, po sa e ka trupin
të trashë e të rëndë aq, thonë, e ka
mendjen të hollë. Gjëndet në mes të Afrikës, në Indi e në Kinë. Nëpër malet e
fushat e anëve të lumenjve të mëdhenj shëtitin në tufë. Ca i zënë e i mësojnë
për të hipur, u vënë një qoshk* mbi kurriz, në të cilën mund të hyjnë pesë
gjashtë njerëz, edhe nja dy njerëz u hipin në mes të dy veshëve. Në malet e
larta të Tibetit, në mes të Azisë qënka një guvë* e gjerë shumë, që i
thënkëshin Guvë e Filit. Filët kur plaken tepër, e kuptojnë që u afroi vdekja,
venë e hyjnë në atë guvë, dhe qëndrojnë atje gjer sa ngardhin. Ajo guvë është
plot eshtra fili, edhe jashtë saj asaj gjëkundi s’duket as kërma as eshtra të kësaj
shtaze.
Një
fil që e ruanin në kopështin e shtazëve, ju keqësua* një ditë rojtësit të tij e
shkeli dhe e shtypi. E shoqja e rojtësit, që u ndodh atje me të dy bijtë e
vegjël, u helmua keq nga vrasja e të shoqit edhe nga hidhërimi s’diti ç’të
bënte, por i hodhi të dy djemtë, u hodh edhe vetë përpara filit, duke thirrur:
“Si ma vrave tim shoq e më le me këta të varfër, shtypna dhe neve, se s’ka kush
të na ushqejë”.
Fili
atë çast e kuptoi fajin që kishte bërë edhe zgjati feçkën e gjatë, që e ka në
vend të dorës, e zuri djalin e madh, që ish tetë vjeç, e ngriti, e vuri përmbi kokë, duke treguar që këtë e
njohu për zot, për të shpërblyer të keqen që i bëri atyre. Rrëfejnë se që nga
ajo ditë e pastaj nuk desh të dëgjonte ndonjë ruajtës, përveç atij djali të
vogël, të cilit i vinte pas si manar.
SAMI FRASHËRI
_______
fili = elefantiqoshk = tip samari
guvë = shpellë
ju keqësua = u ëgërsua kundër dikujt
Perralla per femije
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310