Sunday, June 9, 2013

MAKINA E ÇUDITSHME


MAKINA  E  ÇUDITSHME

perralla per femije


-Përrallë lituaneze-

Udhëton çifligari nëpër tokat e tij për të parë nëse punojnë mirë bujqit. (Duhet thënë se ata punonin nga errësira në errësirë.) Punojnë fshatarët sa u rrjedh djersa çurkë në fytyrë, po çifligarit e gjithë kjo i duket pak, i duket se dita është mjaft e vogël, se fshatarët pako gjë bëjnë gjatë ditës.
U thotë një herë bujqve:
            -Dita është shumë e shkurtër, ju pak punë bëni. A nuk ka midis jush ndonjë më të zotin, që ta zgjatë atë?
            I përgjigjet njëri nga fshatarët:
            -Unë, zotni, mund të bëj një makinë që të zgjatë ditën. Vetëm këtë makinë duhet ta rretullojë vetë zotëria juaj.
            I pëlqu çifligarit një mendim i tillë.
            -Mirë, - i thotë, - s’ke ç’të bësh, vetë do ta rrotulloj, vetëm dita të bëhet më e gjatë.
            Fshatari iu përvesh punës, gdhendi tre kërcunj, bëri tri rrota, i dhëmbëzoi ato, i nguli rrotat në bosht, vuri krahë rrotullues, bëri dorezën dhe ja, makina është gati.
            -Tani rrotullojeni, zotëria juaj, - i thotë. –Si ta keni rrotulluar makinën pa ndalim nga agimi në agim, dita, si ç’do të shihni, do të bëhet dy herë më e gjatë.
Filloi çifligari të rrotullojë makinën. Ishte punë e rëndë, ç’i do llafet: as mund të qëndroje, as nuk mund të çlodheshe. Me djersët çurkë në fytyrë çifligari zgjaste ditën. Kështu punoi ai gjer në mbrëmje. Kthehet fshatari nga çifligari. Ai e ndali makinën.
-E sheh, zotëri, - i flet – dita prej makinës u bë shumë më e gjatë, ashtu siç ju pata premtuar.
-Makina vërtet ditën e bëri më të gjatë, - shfryu çifligari, i mbytur në djersë, -makina është e shkëlqyer, vetëm a mund ta rrotullojë dikush tjetër dhe jo unë?
-Po si jo zotëria im, mundet... Vetëm se dita nuk ka për t’u rritur.
-Epo mirë, -bëri me dorë çifligari, -le të mbetet ashtu siç ishte!...


Perralla per femije

1 comment:

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete