KETRI DHE UJKU
Ketri duke
u hedhur nga njëra degë në tjetrën, papritur ra te ujku që po flite. U hodh
ujku dhe desh ta copëtojë ketrin e gjorë. Ketri iu lut: “Më lësho!” Ujku iu
përgjegj: “Mirë do të të lëshoj, vetëm më trego se përse ju, ketrit, jeni kaq
të gëzueshëm. Unë gjithmonë jam i mërzitur, ndërsa ju përherë luani dhe kërceni
degë më degë!” Ketri i tha: “Vetëm më lësho të ngjitem në pemë: Që andej do të
të tregoj, se këtu trembem shumë”. Ujku e lëshoi. Ketri si hipi në pemë, i tha:
“Nuk e di pse je i mërzitur? Ti je inatçi i keq. Ligësia e përvëlon zemrën. Ne
jemi të gëzuar, se jemi të mirë dhe askujt nuk i bëjmë keq!”
LEON TOSTOI
Perralla per femije
No comments:
Post a Comment