Pas pemës
macja lodronte me të vegjëlit e saj. Ngrohte diell pranveror dhe familja e
vogël ishte e lumtur. Befas, se nga u shfaq shqiponja e madhe e stepës: si
vetëtimë ra prej lartësive dhe rrëmbeu njërën nga macet e vogla. Shqiponja
akoma nuk arriti të ngrihej, kur nëna u ngjit në çast pas saj. Grabitësja flaku
macen e vogël dhe u kacafyt me macen nënë. Nisi beteja për vdekje.
Krahët e fuqishëm,, sqepi i fortë, kthetrat e gjatë dhe të
mprehtë e ndihmonin shumë shqiponjën: ajo çori lëkurën e maces dhe i kafshoi
njërin sy. Macja nuk e humbi trimërinë, u ngjit te kthetrat e shqiponjës dhe i
copëtoi me dhëmbë krahun e djathtë.
Tani fitorja dukej sikur po anonte nga macja, po shqiponja
ishte e fuqishme, macja po lodhej. Ajo mblodhi edhe një herë forcat e saj të
fundit, bëri një kërcim të shkathët dhe e rrëzoi shqiponjën në tokë, e kafshoi në kokë dhe, duke harruar për
plagët e veta, zuri të lëpijë kotelen e saj.
K.D.
USHINSKI
Perralla per femije
No comments:
Post a Comment