TRE BUDALLENJTË
-Përrallë popullore
birbane-
Një herë lepuri, dhe ju e dini se, midis bishave, ai shquhet
për mençuri, qëndronte nën pemë, duke menduar për jetën.
-Bota është
plot rreziqe. Rreziku të ndjek në çdo hap, -fliste me vete. Së pari, mund të
ndodhë ndonjë fatkeqësi e madhe, për shembull, një tërmet ose tufan dhe të
shembet çdo gjë. Së dyti, gjithë kohën të frikëson uria, se ushqimet e
mbledhura dhe uji mund të mbarohen. Dhe, së fundi, në çdo çast mund të të
sulmojnë hajdutët...
Lepuri u
kujtua për një farë takimi të rëndësishëm dhe ua mbathi këmbëve.
Lepuri as
nuk dyshoi se tre banorë të xhunglës e dëgjuan dhe u trëmbën për vdekje. Këta
ishin çibisi*, krimbi i tokës, dhe majmuni.
Çibisi
mendoi për fatkeqësinë e madhe dhe, i përlotur foli:
-Po në
qoftë se qielli bie papritur mbi mua kur jam duke fjetur:! Nëse bie ditën,
është më mirë, unë mund të fluturoj më tej. Nëse bie natën, kur jam në gjumë,
ka për të më bërë petë.
Krimbi i
tokës, i trembur se mos ngordhte urie tha:
-O, nëse
ushqimet e tokës do të shkatërrohen, çfarë do të ha unë? Atëherë do të ngordh,
do të ngordh!...
Kurse
majmunit i vajti mendja menjëherë te hajdutët dhe me lotë në sy tha:
-Më shumë
se çdo gjë në botë unë çmoj tokën. Po natën mua më duhet ta lë atë, ngaqë jam
mësuar të fle në pemë. Po të vijnë hajdutët dhe të vjedhin tokën, kur të jem në
gjumë?
Nga ajo
kohë çibisi fle gjithmonë në shpinë, me putërzat e tij të ngritura përpjetë, në
mënyrë që të mbajë qiellin, po të bjerë. Krimbi i tokës nxjerr çdo gjë që ha,
për të mos u paksuar ushqimi i tokës. Kurse majmuni zbet çdo natë tri herë nga
pema për të parë tokën dhe për t’u bindur se hajdutët nuk e kanë vjedhur.
____
çibis = lloj zogu
Perralla per femije
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310