FSHATARI DHE
ZOTËRINJTË
-Përrallë popullore
spanjolle-
Në një fshat të humbur, që
ndodhej larg kryeqytetit, jetonte një fshatar, i cili nuk e kishte parë kurrë
mbretin. Mendonte se mbreti nuk duhet të ngjante fare me njerëzit e tjerë.
Gjithë jetën ëndërronte ta shihte me sytë e tij. Një ditë prej ditësh i tha së
shoqes:
-Dëgjomë,
Mariana, unë dua të shkoj në kryeqytet për të parë mbretin.
-Ti,
duket, je çmendur, -iu përgjegj gruaja. – Për këtë budallallëk kërkon të na
prishësh të hollat e fundit! Hiqe nga mendja!
-Po
mua më duhet të ndodhem me patjetër në kryeqytet. Dua të shkul këtë dhëmb të
mallkuar, që më dhemb shumë, -nguli këmbë burri.
Dhe
iu lut gruas gjatë për ta lejuar. Ajo më në fund nuk kundërshtoi më.
Fshatari,
i gëzuar, u nis për udhë. Kryeqyteti ishte larg. Rrugës ai i harxhoi pothuaj të
gjitha të hollat. Më në fund arriti në kryeqytet dhe po atë ditë pa mbretin,
kur po dilte nga kisha.
“Ç’budalla
paskam qenë unë, -mendoi fshatari. –Mbreti qenka njeri, ashtu si unë, si gjithë
të tjerët! Pse për këtë i humba të hollat?”
Ai
hapi kuletën dhe pa se nl tl i kishte mbetur një gjysmë real*. Ai ishte shumë i
uritur dhe, më e keqja i dhimbte dhëmbi më shumë se çdo herë tjetër. I këputur
prej lodhjes dhe urisë, fshatari qëndroi pranë shitësit të petullave dhe filloi
të mendojë: “Nëse do të shkul dhëmbin, mua më duhet t’i jap dentistit gjysmën e
realit të fundit. Po të prish të hollat për petulla, dhëmbi do të më dhëmbë më
shumë dhe nuk do të kem fuqi të arrij në shtëpi. Si t’ia bëj?”
Mendoi
ai, mendoi, po nuk përfundoi dot se ç’duhet të bënte. Në këtë kohë, pranë tij
kaluan dy zotërinj. Për t’u tallur, e ngacmuan.
-Pa
dëgjo mor ti! – iu drejtuan ata fshatarit. –Sa petulla ha përnjëherësh?
-Unë?
Më shumë shumë se njëqind!
-Më
shumë se njëqind? – qeshën zotërinjtë. – Askush nuk ha dot kaq.
-Askush?!
Unë i ha!
Përreth
u mbodhën njerëz. Njëri prej zotërinjve i thotë fshatarit:
-Pse
të bëjmë fjalë, e vëmë me bast?
-Pse
jo? Dhe ja: nëse nuk do të ha më shumë se njëqind petulla, shkulmëni dhëmbin e
parë që do t’ju qëllojë, të paktën këtë, - tha fshatari, duke treguar dhëmbin e
sëmurë.
Zotërinjtë,
duke u tallur, pranuan kushtin dhe fshatari nisi të hajë. Pasi hëngri sa u
ngop, tha:
-Më
shumë nuk mundem, zotërinj, unë e humba bastin.
Të
gjithë përreth filluan të qeshnin. Zotërinjtë, shumë të kënaqur për fitoren,
thirrën dentistin dhe i thanë :
-
I nxirr
këtij fshatari, ja, këtë dhëmb.
Fshatari
u ngrys në fytyrë kurse zotërinjtë filluan të talleshin më shumë. Dentisti
pranoi t’i hiqte dhëmbin. Fshatari rënkonte, thërriste dhe në çdo thirrje
zotërinjtë i përgjigjeshin me të qeshura të forta. Më në fund kur dhëmbi ishte
nxjerrë, zotërinjtë paguan shitësin e petullave dhe dentistin dhe iu drejtuan
turmës së mbedhur:
-A
keni parë ju më budalla budalla se ky fshatar? Për disa petulla ai shkuli
dhëmbin!
-Në
qoftë se ndokush prej nesh është budalla, jeni ju zotërinj, - u përgjegj
fshatari. – Ju qeshët për petullat, të cilat unë i hëngra me oreks; më shkulët
dhëmbin, i cili prej kohësh më dhimbte. Ju më shpëtuat prej dy të këqijave:
prej urisë dhe dhëmbit të sëmurë.Mua më kishte mbetur vetëm një gjysmë reali.
Turma
përreth tashmë filloi të përqeshte zotërinjtë. Dhe zotërinjtë, të tallur dhe të
turpëruar, shpejtuan të humbisnin midis turmës.
_____
real = monedhë spanjolle
No comments:
Post a Comment